Covid-19 ka pezulluar pothuajse të gjitha aktivitetet sportive, përfshirë edhe kampionatin më të madh të automobilizmit Formula 1.

Pas shtyrjes së shumë garave, rradha i ka ardhur edhe Çmimit të Madh të Francës.

Kjo garë ishte parashikuar për tu zhvilluar më 28 qershor dhe është cirkuitit i 10-të radhazi  Formula 1 që shtyhet si rezultat i krizës së koronavirusit.

Masa ishte konsideruar e pashmangshme që kur Presidenti Emmanuel Macron zgjeroi ndalimin e vendit për tubime masive deri në mes të muajit korrik.

Ndërkohë, organizatorët e Çmimit të Madh të Brianisë në Silverstone thonë se spektatorët nuk do të lejohen këtë vit.

Nuk ka ende një datë të saktë se kur do të fillojë kampionati.


/Ora News.tv/