Artistet shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora vlerësohen si femrat më me ndikim në botë

Artistet shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora vlerësohen si femrat më me

Talentet më të ndritshme të Evropës shtrihen shumë përtej kufijve të kontinentit. 

Lista vjetore e Forbes '30 Under 30' përfshin ylli e popit Dua Lipa, aktorin e famshëm të Hollywood Daniel Kaluuya dhe boksierin britanik Anthony Joshua, i cili është një nga sportistët më të paguar në botë.

Kështu e ka nisur lajmin prestigjozja Forbës.

"Ne mblodhëm në të gjithë kontinentin kandidatët më të mirë në muzikë, film, televizion dhe sport për të gjetur elitën e re të argëtimit. 

Këngëtarja Rita Ora drejtoi një sezon në America's Next Top Model, dizenjoi koleksione të shumta veshjesh dhe një buzëkuq Rimmel ndërsa punoi për këngën e saj rekord, që ishin dy për këtë vit,"-shkruan Forbes.

"Më shumë se thjesht talent, të gjithë ata përfaqësojnë një pamje të së ardhmes së biznesit të muzikës,"-tha Edwards nga për krijuesit e hiteve si Dua Lipa, AJ Tracey, Sampha dhe J Hus. "Ata përfaqësojnë spektrin e gjerë të mendimeve në shoqërinë britanike dhe muzika e tyre jo vetëm që argëton, por edhe frymëzon".

Gjatë 2017, dy talentet e muzikës po korrin sukses në Europë e më gjerë, gjë që i renditi në vendin e parë mes 30 personaliteteve në fusha të ndryshme.

EMISIONET