Urgjenca e Fierit: Nga 150 vizita në ditë, vetëm 20 raste urgjente

Urgjenca e Fierit: Nga 150 vizita në ditë, vetëm 20 raste

Prirja e pacientëve për të shmangur mjekët e familjes krijon radhë pranë urgjencave të spitaleve rajonale. Në Fier në një ditë kryen deri në 150 vizita, por mjekët thonë se vetëm 20 janë urgjente. ndaj në këtë situatë, mjekët krijojnë një radhë të rasteve sipas rrezikut, por kjo shpesh herë krijon situata tensioni.

Anashkalimi i mjekut të familjes në qendrat shëndetësore të lagjeve nga pacientët me shqetësime të lehta mbetet një prej shkaqeve të radhëve në urgjencat e spitaleve rajonale në të gjithë vendin.

Një fenomen i tillë në Urgjencën e Fierit, detyron deri në 150 vizita në ditë, ku vetëm 20 janë raste që kërkojnë trajtim urgjent, pasi pjesa më e madhe e rasteve e përbëjnë pacientët me grip apo viroza të stinës.

Enton Dore: Vijnë cdo moshë, kryesisht pjesa më e madhe nuk janë urgjenca mjekësore, domethënë nuk janë të sëmurë që rrezikojnë jetën, pra nuk janë urgjenca dhe emergjenca.

Përballë kësaj situate, mjekët e Spoitalit të Fierit, thonë se bëjnë një seleksionim të rasteve, por kjo metodë shpesh herë ka bërë që të lindin tensione.

Enton Dore: Bëhet një seleksionim i parë i rasteve, kur ka fluks dhe shikohen me prioritet rastet që janë të rrezikshme për jetën dhe mund të lindin konflikte ose fërkime për shkak të punës së tensionuar. 

Ndaj apeli i mjekëve të urgjencës është zbatimi i shkallëve të sistemit të shëndetësisë për të marrë një trajtim sa më të mirë dhe në kohën e duhur.

Enton Dore: Të filtrohen që të tek mjeku i familjes. Një pjesë e mirë e rasteve të mos paraqiten në ugjencë.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në urgjencat e spitaleve rajonale të gjithë vendin.

EMISIONET