Flet Elvis Naçi: Nuk do merrem me politikë pavarësisht se më kanë akuzuar

Flet Elvis Naçi: Nuk do merrem me politikë pavarësisht se

Ditën e djeshme Elvis Naçi ka qenë pjesë e Mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Ai ndau me publikun kontributin e tij personal prej 10 mijë euro për njerëzit e prekur nga tërmeti. Naçi tregoi se nga fondacioni i tij deri më tani janë mbledhur 2 milion euro, ku kjo shifër do ndryshojë sërish. Shumë shpejt ai do bëjë edhe transparencën e plotë të të ardhurave.

Elvisi gjithashtu përgënjeshtroi të gjitha lajmet që qarkullojnë se do i futet politikës.

"Nuk merrem me politikë, pavarësisht se më kanë akuzuar. Jemi të barabartë. Këtu jemi të gjithë të barabartë në fusha të ndryshme, të gjithë kemi kontribuar. Barazia në këtë tryezë, hapi i parë për të ngrohur ata që janë të varfër. Ne në këtë tryezë do të bëjmë transparencën edhe të fondeve të njëri-tjetrit. Unë nuk kam asnjë post dhe nuk do të merrem asnjëherë me politikë", përfundon Elvis Naçi.

EMISIONET