Flamurtari zyrtarizon prurjen e 19-të, firmos një mbrojtës grek

Georgios Sarris është lojtari më i ri i Flamurtarit. Mbrojtësi grek ka arritur akordin me klubin vlonjat, i cili e ka zyrtarizuar në orët e para të ditës së sotme.

Eksperienca me skuadra si Ergotelis, AEK Athens, Kayseri Erciyesspor, Hamilton Academical dhe Petrolul Ploiesti i ka bindur drejtuesit kuqezi për ta vënë 29 vjeçarin nën urdhërat e trajnerit, Dritan Sadedinit.

Në rreth 190 takimet e zhvilluara gjatë karrierës së tij, Sarris ka shënuar edhe 4 gola. Greku bëhet prurja e 19-të e Flamurtarit në këtë merkato vere, duke treguar edhe njëherë projektin e drejtuesve për riformatimin e skuadrës që mbylli sezonin e shkuar.

EMISIONET