Flamurtari në kolaps, Vasil Ruci propozon zgjidhjen

Flamurtari në kolaps, Vasil Ruci propozon zgjidhjen

Flamurtari ndodhet në krizë totale. Skuadra pozicionohet në fund të klasifikimit me 0 pikë pas katër javësh të para të Superligës dhe kuqezinjtë janë ekipi që rrëzikojnë më tepër zbritjen një kategori më poshtë.

Ish-futbollisti i kombëtares, Vasil Ruci, thotë se për t'i dhënë fund problemeve duhet të miratohet ligji i sportit. Gjithashtu, ai theksoi se në këtë situatë emergjente, duhet të gjendet një zgjidhje mes administratorit Sinan Idrizi dhe Bashkisë Vlorë, e cila është pronare e klubit.

"Tani çështjet janë ligjore. Unë jam pak larg. Dëgjoj që presidenti që e ka në administrim pret Ligjin e Sportit. Nga ana tjetër është Bashkia që është pronare e ekipit. Diskutohet për një buxhet emergjent, por nuk besoj se këto janë zgjedhje. Unë besoj një gjë tjetër dhe nëse do të dal Ligji i Sportit. Kam parasysh Kosovën. Nuk besoj se Ligji i Sportit do të bëhet shpejt pasi do të shoqërohet me drafte, të cilat do të hajnë kohë. Në këto kohë që do të ha, Flamurtari e ka të ngutshme. Duhet me domosdo të gjendet një zgjidhje midis administratorit dhe Bashkisë së Vlorës."-tha mes të tjerash Ruci.



EMISIONET