Flamurtari mposht Lushnjen dhe forcon vendin e dytë

Flamurtari mposht Lushnjen dhe forcon vendin e dytë

Flamurtari arriti një fitore të pastër ndaj Lushnjes duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 2-0. Pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura ndërsa fati i takimit u vendos në 45 minutat e dyta.

Vendasit zhbllokojnë rezultatin me anë të mbrojtësit Bici në minutën e 65-të.

Më pas ishte rradha e sulmuesit Alves të dyfishonte rezultatin pak para fundit të takimit duke i dhuruar kështu tre pikët vlonjatëve.

Pas kësaj fitoreje, Flamurtari mbetet në vendin e dytë me 35 pikë.

EMISIONET