Flamurtari eliminohet nga kupa e Shqipërisë, pas humbjes në fushën e vet përballë Vllaznisë. Ndeshja është mbyllur me rezultatin 2-0 për ekipin shkodran qe ka ditur mjaft mirë të marrë  fitoren dhe kualifikimin për në turin tjetër të kupës së Shqipërisë.

Ekipi i Vllaznise kalloi në avantazh mee penallti me ane të Junior. Një penallti që është kundërshtuar gjate nga skuadra vlonjate .

Flamurtari ka patur dy mundësi për të shënuar,por pa mundur të gjejë golin.

Ndërkohe në pjesën e dyte është serish Junior që shënon golin e dytë për Vllazninë, duke mbyllur gjithçka referuar kualifikimit.

Pas ndeshjes trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz deklaroi se fitorja ishte e merituar dhe kualifikimi ishte gjithsesi i vështire, pas rezultatit 2-2 në ndeshjen e parë.

Trajneri Marcelo Troisi pranoi se kështu vendosi fusha e lojës ,por tashme duhet menduar për më tej në kampionat.

Tashme pas kupës rikthehet kampionati në fundjave, ku Flamurtari luan me Luftëtarin ne Gjirokastër, ndërsa Vllaznia me Teutën.

/Ora News.tv/