Cungu: Na vendosën në siklet, i merituam pikët

Cungu: Na vendosën në siklet, i merituam pikët

Kukësi është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur në Vlorë, Flamurtarin me rezultatin e ngushtë 2-1. Një fitore që i shikon verilindorët në pozita komode në klasifikim, ku numërojnë 2 pikë më pak se Partizani që ka edhe një takim për të luajtur.

Gjithsesi, për trajnerin Armando Cungu, ky nuk ishte një trepikësh i lehtë, duke parë edhe ambiciet e vlonjatëve. Në prononcimin për mediat, shkodrani tha:

"Kukësi meritoi me plot dinjitet dhe me plot meritë fitoren. Flamurtari bëri një ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar dhe kushtet atmosferike për të na vënë në presion dhe në siklet. Djemtë bënë një ndeshje me shumë karakter dhe e mbrojtën fort rezultatin. Ishte shumë i rëndësishëm ky tre pikësh për ekipin tonë. "-tha Armando Cungu.

EMISIONET