Fitorja e tretë radhazi ndaj Kastriotit, Gega: Skuadra po funksionon, nesër jam tifoz i ...

Fitorja e tretë radhazi ndaj Kastriotit, Gega: Skuadra po funksionon,

Partizani vijon të mos njoh rival as në javën e 21-të të Kategorinë Superiore. Të kuqtë mbyllën një javë fantastike, teksa korren fitoren e tretë radhazi ndaj Kastriotit. Pas fitores 2-0, e vlefshme për kampionat, trajneri i të kuqve Skënder Gega u shpreh i kënaqur për ecurinë e skuadrës, ndërsa shtoi se në takimin mes Tiranës dhe Kukësit është tifoz i kuq.

"Loja është 90 minuta. Në të parën ata treguan se ishin vendosur mirë. Patën agresivitet, erdhën këtu me synime, pas 2 ndeshjesh të mira. 90 minuta janë shumë, rëndësi ka që nuk u dëmtuam në të parën. Në të dytën, gjithçka foli për ne, edhe pse bëmë gabime. Të gjithë kanë preferencat e veta, por në fund unë vendos. Idrizaj dhe Ibrahimi janë pjesë e fortë e ekipit, po ashtu edhe në krahët tjera. Kemi dhe 15 ndeshje. Do na duhen të gjithë. Unë jam tifoz i Partizanit. Nuk e kemi në dorë ecurinë e skuadrave të tjera. Edhe ne kemi ngecur. Nuk e di sa janë gëzuar kundërshtarët. Nëse Kukësi e meriton mund të fitojë. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Janë ekipe që duhet të japin maksimumin në çdo ndeshje."-tha mes të tjerash tekniku Gega.

EMISIONET