Firmoset urdhri i ri për policët e burgjeve

Firmoset urdhri i ri për policët e burgjeve

Policët e burgjeve nuk do transferohen më larg se 45 km nga vendbanimi. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj firmos urdhrin e parë për 2019 .

Udhëzimi i firmosur përcakton modalitete të reja për transferimin e punonjësve të burgjeve nga një burg në burgun tjetër, duke shmangur në këtë mënyrë çdo mundësi për abuzim nga drejtuesit me tranferimin e punonjësve.

Në këtë mënyrë herë të parë përcaktohet qartë se çdo punonjës i policisë së burgjeve, nuk mund të transferohet në institucione të tjera që janë në distanca të largëta nga vendbanimi i tij. Tashmë me rregullat e reja punonjësit e Policisë së Burgjeve, të rolit bazë dhe të mesëm, nuk mund të transferohen në një vend pune më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre, me përjashtim të rastit kur japin pëlqimin me shkrim për këtë transferim.

Po ashtu me modalitetet e reja kërkohet që në çdo rast, transferimi të jetë i motivuar, me vlerësim të rezultateve individuale të punës, ndërkohë që i komunikohet edhe personit të transferuar. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, në çdo rast jep pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve për nevoja urgjente të shërbimit.

Në udhëzim është përcaktuar qartë se kohëzgjatja e tranferimit nuk mund të jetë më shumë se 6 muaj brenda një periudhe 2 vjeçare.

EMISIONET