Firma me Paqueta, Milan sakrifikon Calhanoglu

Firma me Paqueta, Milan sakrifikon Calhanoglu

Hakan Calhanoglu gjithnjë e më larg Milanit.

Pasi nuk ka arritur të jetë deciziv për skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso, mesfushori turk shikohet si futbollist i tepër në ekipin nga "San Siro" dhe në janar mund të largohet për një tjetër destinacion. Sipas asaj që shkruan "Tuttosport" minutat e pakta me kuqezinjtë dhe firma me talentin brazilian Lucas Paqueta ka shtyrë fantazistin për të menduar largimin.

Duke iu referuar burimeve të gazetës torineze, Calhanoglu mund të rikthehet aty ku shpërtheu, në Bundesligën gjermane. RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt janë skuadrat që kanë shfaqur interes për 24 vjeçarin. Ndërkohë që priten që oferta të rëndësishme të arrijnë edhe nga Superliga turke, ndërsa nuk përjashtohen edhe pistat Kinë e MLS.

Calhanoglu ka lindur dhe rritur në Gjermani, duke lënë Bayer Leverkusen për Milanin në verën e vitit 2017 për 21 milionë euro.


EMISIONET