Fiorentina hap kampionatin, Atalanta shmang humbjen ndaj SPAL-it

Fiorentina hap kampionatin, Atalanta shmang humbjen ndaj SPAL-it

Dominimi dhe rastet e pafundme nuk i kanë mjaftuar Romës për t'u rikthyer tek fitorja në kampionat. Pas disfatës në mesjavë përballë Barcelonës, verdhekuqtë janë mposhtur në shtëpi nga Fiorentina 2-0.

Një 90 minutësh i vendosur në pjesën e parë, me Benassi që zhbllokoi shifrat pas 7 minutash lojë, ndërsa goli i Giovani Simeone në minutën e 39-të i vendosi "kapak" suksesit të "vjolëve" që me këtë 3-pikësh futen në lojë për një vend në Evropa League.

Momentalisht Fiorentina ndodhet në vendin e 7-të me 50 pikë, një pikë pas Milanit të vendit të 6-të që ka një takim për të zhvilluar, pikërisht atë ndaj Sassuolës, ndërkohë që Roma mbetet e 3-ta me 60 pikë, një pikë para Interit, që viziton nesër Torinon, për t'u ndeshur me Torinon.

Takimi tjetër ai mes SPAL dhe Atalantës u mbyll në barazim 1-1.

EMISIONET