Financim 100% nga shteti, Shehi: Ai që i jep PS-së 1 mln lekë, i ka vjedhur shtetit 5 mln

Financim 100% nga shteti, Shehi: Ai që i jep PS-së 1 mln lekë, i

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste kanë gjetur dakordësinë sa i takon shkurtimit të periudhës zgjedhore si dhe kapitullit të financimit të fushatës zgjedhore dhe kuotave gjinore.

Fushata Zgjedhore e partive politike do të financohet sipas një formule mikse e cila parashikon më shumë mbështetje nga shteti sesa privati.. Ekspertët do të punojnë per hartimin e formulës.

Për kreu e LZHK-së, Dashamir Shehi, fushata zgjedhore duhet financuar 100% nga buxheti i shtetit pasi sido që të jenë raportet sërish ato para në finale nga arka e shtetit dalin.

Shehi: Unë do të thoja 100% para publike. Pse ato që ndajnë privatët të kujt janë? Të buxhetit, por i marrin në një formë më të pisët. Ai që i jep 1 milion lekë PS, i ka vjedh 5 milion shtetit shqiptar, Më mirë t'ua japim haptazi partive, aq sa duhet minimumi, nuk ka nevojë për këngëtarë. Një parti sado e madhe nuk i duhen më shumë se 200-300 mijë dollarë.Të gjitha buxhetore, shteti të mos i ketë borxhe matrapazëve të politikës. Fushata 30 ditë pa postera, flamuj dhe asgjë.

EMISIONET