“Filologjiku” shtyn datat e provimeve dhe sezonet

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë  shtyn deri në 3 mars mbylljen e semestrit të  parë të mësimit.

Dekanati ka dalë me një vendim për realizimin e programeve mësimore të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, sipas të cilit do të mbahet mësim edhe gjatë fundjavave, si dhe në oraret kur të ketë salla të lira.

Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14.00.

Sezoni i provimeve do të jetë në periudhën 04-24 mars 2019. Përgjegjësit e departamenteve dhe Sekretaria Mësimore, pas konsultimit me studentët dhe pedagogët, do të shpallin menjëherë datat e provimeve.

Institucioni në fjalë shprehet se periudha e semestrit të dytë do të jetë 25-mars deri në 23 qershor. Shtyrjet e datave vijnë pas bllokimit të mësimit për shkak të protestës studentore.

FHF shprehet në vendim edhe për mbrojtjen e diplomave në Bachelor dhe sistemin Master.

EMISIONET