Filmonin veten me armë zjarri nëpër duar, i riu lufton me vdekjen

Filmonin veten me armë zjarri nëpër duar, i riu lufton me vdekjen

Takimi mes tre miqve 20 vjeçarë në Houston, kthehet në tragjedi dhe bën të rihapet në Amerikë polemika mbi armët "e lehta", shkruan tgcom.

Duhet të ishte një takim i zakonshëm mes miqsh: dy fjalë dhe disa batuta brenda një makine, ndërkohë që ishin "live" në facebook.

Por, takimi kthehet në tragjedi, kur mes tyre "del" në pah një pistoletë.

Në Houston, brenda një makine të ndaluar në parkingun e një stacioni shërbimi ndodhi e gjithë ngjarja.

Një nga tre të rinjtë, i goditur në kokë nga një plumb aksidentalisht ndërkohë që shoqja i kishte drejtuar armën, tani lufton me vdekjen në spital.

"Luanin si të ishin fëmijë", është shprehur John Roberts, agjenti që ndërhyri në  2.30 pas mesnate, pas telefonatës në 911 nga miqtë e të plagosurit.

Video live në  Facebook ka dëshmuar çdo çast ndodhinë, që ka bërë të rihapet edhe një herë në Amerikë debati mbi armët e zjarrit.


EMISIONET