“Filmi është biznesi im, Shqipëria është biznesi jot”, Mamaqi tregon si e bindi Ramën të bëhet aktor

“Filmi është biznesi im, Shqipëria është biznesi

Ermal Mamaqi dhe filmi i tij më i ri “I Love Tropoja” që do ketë premierën e tij në 29 janar tek Pallati i Kongreseve, ka qenë nja nga temat më të përfolura kohët e fundit. Një arsye më shumë ka qenë edhe pjesëmarria në film e kryeministrit Edi Rama.

Të gjithë janë kurioz ta shohin atë në si aktor dhe interesi për të parë këtë film është edhe më i madh.

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Ermal Mamaqi ka treguar si lindi idea për ta bërë pjesë të filmit Ramën dhe ia propozoi këtë ide.

Rudina Dembacaj: Si lindi idea për të marrë Edi Ramën?

Ermal Mamaqi:  I thashë, shiko unë po bëj një film për Tropojën, pas këtij filmi jam shumë i sigurt që Tropoja do ketë një zhvillim shumë të madh sepse jo vetëm shqiptarët që jetojnë brenda Shqipërisë do shkojnë ta shohin si është Valbona dhe tropoja por edhe ata që janë jashtë do vijnë dhe ka për t’u zhvilluar shumë si vend. Tashi filmi është biznesi im, Shqipëria është biznesi jot, që të mbështesësh biznesin tat duhet të mbështesësh biznesin tim dhe duhet të vish tek filmi.


EMISIONET