​​Fillon takimi Thaçi, Vuçiç dhe Mogherini në Bruksel

Ka filluar në Bruksel takimi trepalësh i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e Shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini.

Temat që do të diskutohen janë zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Prishtinë - Beograd dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi fazën e re të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajmin e  ka bërë të ditur zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijanqiç, përmes një postimi në Twiter, ku ka publikuar edhe fotot e takimit.

Paraprakisht Mogherini ka takuar ndaras dy presidentët, transmeton KosovaPress.



EMISIONET