Protesta në Fier: Rama ik! Një polic goditet me gur në kokë

Opozitarët e shoqëruan me protesta qëndrimin dy ditor të kryeministrit Edi Rama në qarkun e Fierit. 

Me qindra u grumbulluan përballë vendit ku kreu i qeverisë kishte thirrur socialistët e muzeqese për takimin “Bashkia që duam”.

 Protesta qytetare pati edhe momente tensioni, fillimisht pasi përfaqësuesit e opozitës akuzuan policinë me në krye drejtorin e qarkut për provokime. 

“Policia ka hyrë në mes të protestuesve” tha kreu i PD-se Fier, Luan Baçi  

Me pankarta “Rama ik”, e të tjera, si dhe me vuvuzela mbështetësit e PD e LSI kërkuan largimin e kryeministrit për ti hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. 

Situata u tensionua sërish kur forcate  FNSH ndërhynë për ti shpërndarë. 

Në përplasje e sipër, një efektiv i forcave speciale u godit në kokë me një gur. 

Te arrestuarit e te premtes- Kater persona u arrestuan dhe 41 të tjerë janë proceduar penalisht në gjedje të lirë për protestat e së premtes në Roskovec e Fier, ku u dogjën goma e pati përplasje pranë vendit ku kreu i qeverisë festonte me gratë.  

Policia tha se po punon për identifikimin e personave që sulmuan efektivin e FNSH apo kryen akte dhune. Por sipas kreut të PD Fier, veprimet e policisë janë arbitrare, ndërsa denoncoi edhe përdorimin e bankave të shkollave dhe të administratës për takimin e kryeministrit  

Luan Baçi: Gjithë administratën me forcë, me autobuzë, me detyrim. Mbrëmë natën kanë hapur gjimnazet kanë marrë karrige, tavolina, bazën e shkollës e kanë vënë në dispozicion të kryeministrit.” 

Paralelisht me Fierin, në protestë kishin zbritur edhe banorët e Këlcyrës që kundërshtojnë projektin e rehabilitimit të qendrës që prek 27 objekte. 


EMISIONET