Fier, makina del nga rruga dhe përplaset me mbikalimin, humb jetën 26-vjeçari

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00  në Fier në afërsi të fshatit Baltëz, ku makina doli nga rruga dhe si pasojë drejtuesi i mjetit humbi jetën. 

"Shtetasi J.I, 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe ka goditur betonin e mbikalimit të autostradës. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit", sqaron policia. 

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. 

EMISIONET