Fier: I merr flakë makina në ecje e sipër, 51 vjeçarja humb kontrollin përplaset me trafikndarësen

Fier: I merr flakë makina në ecje e sipër, 51 vjeçarja

Një automjet tip "Opel"  ka marrë flakë në ecje e sipër në afërsi të urës së Mifolit. Ngjarja u shënua paraditen e sotme rreth orës 11:20 minuta.  Makina drejtohej nga shtetasja E. D., 42 vjeçe, banuese në Durrës.

"Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot. Për shkak të shkëndijës, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen” informon policia e Tiranës.

 Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjet, shtetasja F. R, 51 vjeçe, banuese në Tiranë.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

EMISIONET