Fevziu zbulon hobin për fotografinë, i magjepsur pas ngjyrave të perëndimit

Fevziu zbulon hobin për fotografinë, i magjepsur pas ngjyrave të

Blendi Fevziu është një prej figurave të njohura të gazetarisë shqiptare, por përveç se mjeshtër i fjalës, ai është dhe një adhurues i natyrës.

Në intervistën e tij për "Mos i fol shoferit", rrëfeu se nuk është natyrë nostalgjike, por fotografimi i qiellit dhe i zogjve i sjell imazhin e fëmijërisë. Pamundësia për të mos patur një aparat fotografik atëherë bën që Blendi të ruajë disa peisazhe të bukura në galerinë e tij.

"Sepse nga vendi ku banoj për momentin, ngjyrat e perëndimit janë shumë të bukura dhe momenti kur ka re. Më duket sikur ai kombinimi është një lloj komplikimi që shpesh herë më ngacmon. Mbaj mend kur kam qenë fëmijë, në dritaren e kuzhinës ku rrija ishte shtëpia e komshiut, ishte një lagje tipike tiransish me shtëpi pas shtëpish dhe në tarracën e tij ku dilte oxhaku ishte një vend ku rrinin pëllumbat ose kumrijat që ishin në atë kohë. Gjithmonë kur dilja në dritare i shihja aty dhe është një nga imazhet që më tërheq. Sa herë shoh një foto të ngjashme, një zog të futur diku, menjëherë ndaloj se më duket sikur më krijon një imazh të fëmijërisë", rrëfeu Blendi.

EMISIONET