Fevziu ne "360 grade": Gjesti i pafalshëm i Janullatos

Fevziu ne "360 grade": Gjesti i pafalshëm i Janullatos

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se dhënia e nënshtetësisë shqiptare për Janullatos është diçka normale, por ai shtoi se nuk ka pasur një profil të ndarë nga interesat greke. Fevziu foli edhe për gjest të pafalshëm të Janullatos.

Fevziu: Meta ka kryer një akt që mund të quhet normal. Nëse i kthehemi historisë së Janullatos, konsideroj që në krye të Kishës autoqefale të ishte një përfaqësues shqiptar. Përtej kësaj, ajo që Janullatos nuk arriti të bënte kurrë është të krijonte një profil të ndarë nga interesat greke në Shqipëri.

 Ka qenë një moment ku kryetari i PDIU-së i kërkoi të gjitha besimeve fetare në Shqipëri të bënin një lutje për shqiptarët çamë midis tyre edhe ortodoks. Besoj se kjo ishte legjitime. Priftërinjtë në luftë shkojnë tek ushtari armik. Me sa di unë Janullatos nuk ktheu një përgjigje dhe ky ka qenë një nga gjestet e pafalshëm. Ky është gjykimi im personal. Për sa i përket pasaportës, unë e quaj krejtësisht normale.

Nëse më pyesni nëse ky ishte gjest për të përmirësuar marrëdhëniet me Athinë zyrtare, këtë nuk mund ta them.


EMISIONET