Festoi ditëlindjen e 34-t, Ronaldo zbulon qytetin ku kaloi më bukur

Festoi ditëlindjen e 34-t, Ronaldo zbulon qytetin ku kaloi më bukur

Cristiano Ronaldo ka festuar ditëlindjen e tij të parë në tokën italiane.

Sulmuesi portugez ka festuar ditëlindjen e tij të 34-t me fanellën e Juventusit, skuadër që u transferua në merkaton e verës nga Reali i Madridit. Një ditë që do të mbahet mend gjatë kjo nga Ronaldo, i cili ka deklaruar se është shumë i lumtur që po e feston ditëlindjen në Torino.

"Jam shumë i lumtur që po e festoj këtu në Itali. Është shumë e bukur. Unë dua të falënderoj tifozët për dëshirat e tyre të ditëlindjes dhe përzemërsinë që më kanë treguar. Unë jam duke kaluar një përvojë të mrekullueshme te Juventus dhe jam me fat që luaj në Serie A. Gjithkush më trajton shumë mirë këtu, veçanërisht te Juve dhe më pëlqen shumë Torino: është e bukur dhe paqësore.

"Familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur. Skuadra është në një mënyrë të shkëlqyer. Ne jemi mirë, jemi në krye të klasifikimit dhe në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve, përveçse kemi fituar një trofe. Ne jemi gati për ndeshjet që vijnë. "-premtoi Ronaldo për mikrofonin e "Juventus TV".

Ronaldo ka shënuar 19 gola deri më tani me fanellën bardhezi.

EMISIONET