Festohet dita kombëtare e Serbisë

Në ditën Kombëtare të Serbisë ambasadori serb vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë duke i cilësuar tejet pozitive, madje nënvizoi rëndësinë e minishengenit dhe stabilitetit në rajon.

Në ceremoni morën pjesën presidenti Ilir Meta dhe personalitete të larta të politikës dhe mediasu nënvizua forcimi i bashkëpunimit.

Miroljub Zariç: Jam shumë i lumtur për përmirësimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shqipërisë.Bazuar në eksperiencën time, vetëm 5 vitet e fundit kemi bërë më shumë se 50 vjet përpara. Mendoj se populli serb dhe populli shqiptar si popujt më të mëdhenj në rajon kemi përgjegjësi për stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.

Ndasitë mes Shqipërisë dhe Serbisë presidenti Meta i sheh si ndasitë mes tij e bashkëshortes, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ilir Meta: Pavarësisht nga dallimet që mund të kemi mes dy vendeve tona, duhet të kemi parasysh se edhe ne brenda një familje kemi shumë dallime. Askush nuk e di sa shumë ndryshime kemi unë dhe bashkëshortja ime. Pavarësisht kësaj duhet të kemi të qartë i dashur vëlla Zariç  se shtetet tona vuajnë nga i njëjti kërcënim, nga të rinjtë tanë. Për shkak të progresit të ngadaltë, konflikteve dhe të mësuarit keq të historisë sonë. Kështu ata kërkojnë një zgjidhje, progres më të shpejtë dhe shpresë për të ardhmen e tyre.

 Në fund të fjalës, Meta dhe Zariç vlerësuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.


(Ne foto: Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi dhe bashkeshortja e tij, Mimoza Ndroqi ne ceremoninë festive) 

EMISIONET