Festë në “BOOM”, emisioni investigativ mbush 3-vjeç

Festë në “BOOM”, emisioni investigativ mbush 3-vjeç

Sonte kishte festë në emisionin investigativ “BOOM” të RTV Ora.

Pikërisht tre vite më parë “BOOM” nisi rrugëtimin e tij duke konkretizuar idenë e presidentit të RTV Ora, Ylli Ndroqit.

Emisioni investigativ punoi çdo ditë për të kërkuar të vërtetën dhe zgjidhur problemet e shqiptarëve, duke i gjetur zgjidhje, nën drejtimin e dy moderatorëve Fiori Dardhës dhe Rozana Radit.

“Jemi ende të vegjël. Janë tre vite por kemi bërë punë të mëdha dhe e them pa modesti. Është mundi dhe puna e një stafi të tërë, i një redaksie që funksionon dhe është çdo ditë në kërkim të së vërtetës duke sjellë zërin e qytetarëve çdo mbrëmje në orën 19:00,”- tha moderatorja Fiori.

“Kemi thënë vetëm të vërtetën. Jemi staf i vogël por kemi bërë gjëra të mëdha. Me krenari themi që kemi ndihmuar shumë familje në nevojë, sigurisht do bëjmë akoma më shumë. Çdo ditë do të vijmë me hallet dhe problemet e qytetarëve,”- shtoi Rozana.

"BOOM" do vazhdojë rrugëtimin e tij për të bërë akoma më shumë dhe për të qenë pranë shqiptarëve.

EMISIONET