"Festa e Kryeqytetit" ndan Tiranën në dysh, qytetari: Kjo e sotmja nuk është tifozeri

"Festa e Kryeqytetit" ndan Tiranën në dysh, qytetari: Kjo e

Kryefjala e kësaj të premte është vetëm derbi i Kryeqytetit. Partizani apo Tirana? Kjo është tema e kësaj fundjave mes kolegëve, miqsh apo familjarësh. Kryeqytetasit janë ndarë këtë të premte në dy kampe dhe disa prej tyre konfirmuar për mikrofonin e "Ora Neës" se për cilën skuadër do të brohorasin në stadiumin "Selman Stërmasi".

Qytetari 1: Tirana

Qytetari 2: Partizani

Qytetari 3: Për Tiranën

Qytetari 4: Për Tiranën, Madje do e ndjek dhe në stadium.

Qytetari 5: Unë do e ndjek po qejfi ma ka të fitoj Partizani. Si pozita është më mirë, por të them të drejtën loja e Partizanit nuk më pëlqen.

Qytetari 6: Për Tiranën dihet ajo punë. Unë jam tifoz i Vllaznisë, dhe kam ardhur nga Shkodra. E kam ndjekur takimin që u luajt në Shkodër, ku Vllaznia ra në Kategorinë e Dytë.

Qytetari 7: Fitore Partizani.

Qytetari 8: Patjetër për Tiranën. Jemi tironsa!

Qytetari 9: Partizani. Do jem në stadium me "Guerrilsat", pasi unë jam dhe me moshat U-19 të Partizanit.

Qytetari 10: Partizani.

Qytetari 11: Për Tiranën. Shpresoj që të jem në stadium.

Derbi kryeqytetas nuk mund të mendohet pa tifozerinë e flaktë që shpesh herë ia ka dalë të vjedh më shumë vëmendjen se fusha e blertë. Por në cilën kohë kanë qënë tifozët e derbit më të flaktë? Para viteve 90' apo në ditët e sotme.

Qytetari: "Tifozeri ishin në kohën tonë. Kjo nuk është tifozeri. Ishin më shumë të kulturuar, më të edukuar njerëzit, pastaj ne shkonim të gjithë tifozët bashkë. Dinamo, Partizani, Tirana të gjithë ishim shokë e miq, kurse sot janë armiq. Kështu që diferenca është shumë e madhe.

Pavarësisht rezultatit që do të përcaktojë fusha e blertë një fitore e madhe për të dyja ekipet është fakti se të dy skuadrat vazhdojnë të konsiderohen si "Festa e Kryeqytetit" dhe në derbi Tirana vishet me tre ngjyra: të kuqe, të bardhë dhe blu.

EMISIONET