"Ferri" brenda "Eleftherios Venizelos", vijon zjarri në anije, temperatura deri në 500 gradë Celsius

Temperaturat e ngjashme me ato të regjistruara nga katastrofa e zjarreve në Mati, deri në 500 gradë Celsius, mbizotërojnë në tragetin "Eleftherios Venizelos" të ankoruar në portin e Egjeut, ndërkohë që zjarri ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes së sotme, 29 gusht 2018.

Sipas vlerësimeve,  zjarri pritet të shuhet në 2-3 ditët e ardhshme, pasi zjarrfikësit  nuk kanë shumë akses në mjetin lundrues për shkak të flakëve.

Siç është raportuar në Buletinin Alpha, një pjesë e konsderueshme e anijes është shkrumbuar dhe zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë kudo për shkak të temperaturave shumë të larta.

Mediat greke kanë publikuar edhe video nga brenda tragetit.

Mesnatën e së martës, anija me 875 pasagjerë dhe 141 pjesëtarë të ekuipazhit mori flakë ndërsa udhëtonte për  në Chania të Kretës, duke u detyruar të kthehet sërish në portin e Pireut nga ku ishte nisur. Tragetit iu deshën katër orë për tu kthyer mbrapsht, duke mbërritur në port rreth orës 04:00

Flakët nisën në garazhin numër 3 të tragetit, ku një kamion frigoriferik shpërtheu në zjarr.

Ne tragetin “Venizelos” ndodheshin dhe një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë, raportohet për rreth 200, kryesisht me familje. Ata jetojnë e punojnë në Kretë dhe po ktheheshin nga pushimet në atdhe.

Flakët u vunë nën kontroll dhe nuk u raportua për persona të lënduar.

Pasagjerët janë sistemuar në hotele rreth portit, në pritje për tu nisur sërish drejt destinacionit.



EMISIONET