Kur kanë mbetur edhe shumë kohë për të nisur sezoni i ri i Formula 1, drejtuesit e skuderisë  Ferrari kanë caktuar datën e prezantimit të makinës që do të marrë pjesë në kampionatin e vitin 2018, që sipas të gjitha gjasave do të prezantohet përsëri nga dy pilotët që e mbyllën kampionatin që sapo lamë pas, Sebbastian Vettel dhe Kimi Raikonnen.

Sipas drejtuesve të skuderisë do të jetë data 22 shkurt 2018, dita kur Ferrari do të prezantojë nëpërmjet internetit makinën, ndërsa në ceremoni pritet të mos mungojnë personalitete nga bota e artit dhe sportit.

Lajmi është bërë i ditur nga Sergio Marchionne, Maurizio Arrivabene dhe Mattia Binotto gjatë deklaratës dhënë për mediat për në rastin e festët së Krishtlindjeve.

/Ora News.tv/