Fero udhëtoi deri në Londër për të gjetur të dashur

Fero ka konfirmuar për herë të parë se po përjeton një histori dashurie me modelen Arbenita Ismajli.

Të dy u përfolën gjatë në faqet rozë, por e mbajtën të fshehtë deri sot. Reperi nga Gjilani ka hedhur një imazh në llogarinë e tij personale, Instagram duke pozuar krah të dashurës, Arbenita Ismajlit.

Fotografinë e shoqëroi me një emoji të një cifti me zemër në mes, si dhe bllokoi komentet.

Arbenita është një prej modeleve më të mira dhe më të kërkuara në Angli.

Ndërkohë, në 14 shkurt Fero do sjellë projektin e ri “Nato”, pikërisht në ditën e të dashuruarve.

EMISIONET