Dashuria e Feros dhe Arbenita Ismajli është më e fortë se kurrë dhe këtë e ka konfirmuar vetë reperi. Para disa ditësh, ata bënë një lojë  në rrjete sociale duke thënë  se janë ndarë, e më pas u përfol se modelja është në pritje të një fëmije, gjë të cilën Fero e mohoi.

“Kur e kam parë si lajm kam qeshur. Nuk më zuri frika sepse është shumë normale që kjo gjë të ndodhë për të gjithë çiftet e shoëbiz-it. Edhe pse jam i ri, jam i përgjegjshëm.

Unë nëse vendos të bëhem baba, nuk do të kem mundësi të merrem me të gjitha këto, ndaj tani për tani jam i fokusuar vetëm në karrierë”, u shpreh Fero në emisionin "E diell".

/Ora News.tv/