Fero kërkon lirinë e Stresit

Reperi Fero duket se e pëlqen shumë muzikën e kolegut të tij Stresi. Me anë të një postimi në Instagram, ai tregoi se po dëgjonte një këngë të Stresit ku edhe kërkonte lirinë e tij.

"Free Stresi", shkruajti Fero. Kujtojmë se prej datës 17 tetor të vitit 2018, Stresi vijon të mbetet në qelitë e paraburgimit. Ai akuzohet për "Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Para disa ditësh, u tha se Fero është kapur me drogë dhe është dënuar me 5 muaj burg dhe gjobitur me 1200 euro, por vazhdon të lëvizë i lirë dhe të mbajë koncerte si gjithmonë.

EMISIONET