Fero dhe Arbenita kanë gjetur kohë të lirë nga puna për të bërë pushime së bashku. Ata kanë udhëtuar për në ishullin Kretë të Greqisë, por gjatë rrugës u detyuruan të ndaheshin.

Me anë të një videoje në Instastory, modelja publikoi momentin kur Fero ishte larg saj në avion.

"Një gjyshe nuk na la të uleshim së bashku", shkruajti ajo.

Por kjo gjë nuk i ka penguar aspak. Çifti janë tepër të lumtur dhe po shijojnë pushimet në maksimum.

Ata kanë sjellë disa imazhe për ndjekësit në Instagram duke ngrënë dhe duke shijuar vaskën së bashku.

/Ora News.tv/