Fermerët në Rrogozhinë pa ndihma, Basha: Shpëtimi i vetëm është largimi i qeverisë

Fermerët në Rrogozhinë pa ndihma, Basha: Shpëtimi i

Gjatë një vizite në tregun agroushqimor të Rrogozhinës, kryetrai i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se Shqipëria punon për 5 oligarkë të lidhur me qeverinë. Sipas tij varfëria merr fund vetëm kur të largohet me votë qeveria e Edi Ramës. Tregtarët ju ankuan Bashës për gjendjen e vështirë ekonomike që po kalojnë, ndërsa thanë se nuk kanë përfituar asnjë ndihmë pavarësisht goditjes nga pandemia. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua  me fermerë në tregun agroushqimor të Rrogozhinës, të cilët i kanë shprehur atij gjendjen e veshtire që po kalojnë. Fermerët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, megjithëse pandemia i goditi rëndë.

''Asnjë ndihmë. Kam paguar 120 milionë shtetit vetëm naftë. Ne tani nuk kanë dhënë asnjë lekë. Dy tufa kam shitur, sa për të nxjerrë bukën e gojës.''

 “Ilaçet i kam marrë me listë te farmacia. Edhe bukën e kam marrë me borxh, me listë se me 80 mijë lek pension kooperative unë s’e kaloj dot. Turp është ta themi në çfarë situate jemi'', i tha kryetarit Basha një pensioniste që shiste disa prodhime të bahçes. Por kreu i opozitës ka një mendim tjetër se në anën e kujt qendrin turpi.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, tha se Shqipëria punon vetëm për 5 oligarkë, ndërsa tha se varfëria merr fund me largimin e qeverisë.

''Lekët e taksave tuaja ua çon oligarkëve. Taksat i keni paguar të gjitha. Më tha ai zotëria kam paguar 120 milion lekë naftë si tregtar.''

Basha tha se propaganda e Ramës nuk e fsheh dot dështimin e Edi Ramës, përgjegjësinë dhe sjelljen kriminale të tij.



EMISIONET