Të gjithë prisnin një skuadër si Liverpool apo Tottenham Hotspur, por merkato e futbollistëve di si të dhurojë surpriza.

Nabil Fekir mund të thuhet tashmë se është një futbollist i Real Betis. Skuadra andaluziane ka arritur akordin me yllin e Lyonit dhe me klubin francez, për ta lënë të lirë 25 vjeçarin për shifrën e 30 milionë eurove.

Lajmi bëhet i ditur nga "Le Parisien", që pohon se Fekir do të nënshkruajë për 5 sezone me Betis, nga ku do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon. Por transferimi i tij varet shumë edhe nga e ardhmja e Giovani Lo Celso, i cili kërkohet me ngut nga Tottenham.

Kartoni i francezit do i kushtojë arkave të "gjelave" 60 milionë euro, që do të thotë një rekord për klubin e La Liga.

/Ora News.tv/