Fenomeni i rrallë/ Para tij bie shi i dendur, ai nuk "laget"!

Fenomeni i rrallë/ Para tij bie shi i dendur, ai nuk "laget"!

Në këtë video shihet një i ri me motorin e tij i ndalur në mes të rrugës, ndërsa fare pak metra më tej bie shi i dendur.

Drejtuesi e ndaloi skuterin dhe vështron shiun që bie furishëm në një pjesë të rrugës përpara tij.

Fenomeni i rrallë, i njohur gjithashtu si një bosht i reshjeve, zgjati dhjetë minuta para se burri të vazhdonte udhëtimin.

Videoja u filmua natën në Yingtan City në Provincën Jiangxi të Kinës më 16 shtator.

Boshti i reshjeve është një fenomen jo fort i zakontë, i cili sjell shi në një zonë relativisht të vogël në një bosht vertikal.

Reshje të tilla bien më së shumti nën retë konvektive, dmth retë që formohen dhe rriten me anë të procesit të njohur si konvekcion.

EMISIONET