Banorët e një ndërtese në jug të Indisë mbetën të tronditur pasi një perzierje birre, rakie dhe rumi, rrodhi në çezmat e tyre të ujit. Lëngu me aromë të keqe rrodhi në rubinetat e kuzhinës në bllokun e apartamenteve, në Kerala, të hënën në mëngjes.

Banorët u befasuan dhe kontaktuan autoritetet, pasi zbuluan se pusi që furnizonte me ujë banorët e 18 banesave ishte ndotur. Nga hetimet doli se rreth 6,000 litra alkool i sekuestruar ishte groposur aty pranë. Alkooli, të cilin zyrtarët e kishin sekuestruar dhe groposur me urdhër të gjykatës, kishte deportuar nëpër tokë dhe duke përfunduar në pusin e ujit.

"Ne u tronditëm", tha Joshy Malykiekkal, pronar i kompleksit të apartamenteve, për BBC. Aroma e fortë bëri që njerëzit të mos e konsumonin ujin e perzierë me alkool. Gjithashtu, banorët nuk arritën të përdorin ujin as për larje.

Pas denoncimit të banorëve, autoritet pranuan gabimin. Ndërkohë, pastrimi i pusit do të kërkojë deri në një muaj.  Sipas BBC, zona e Kerala në Indi ka konsumin më të lartë të alkoolit në vend.

/Ora News.tv/