Fëmijët e kalojnë koronavirusin si një grip, ja pse ata preken më pak nga COVID 19

Fëmijët e kalojnë koronavirusin si një grip, ja pse ata

Virusi shkatërrimtar korona që ka marrë me mijëra jetë deri tani duket se ka qenë i mëshirshëm ndaj moshës pediatrike, fëmijëve.

Megjithatë rastet me këtë infeksion nuk kanë munguar. Në Itali u raportua dje për 300 fëmijë të prekur nga COVID 19.

Gjorgjina Kuli, pediatre infeksioniste, e ftuar në Ora News, thotë se fëmijët janë më të prekur nga virozat respiratore dhe mendohet se ky ëdhtë një nga shkaqet që ata preken më pak.

Kuli: Lajmi më i rëndësishëm është se megjithëse fëmijët mund të bëhen pozitivë ato manifestojnë shenja të lehta oser të moderuara të sëmundjes. Shumë rrallë mund të arrijë në forma të rënda, forma që kanë nevojë për frymëmarrje të drejtuar. Nuk referohet asnjë rast fatal deri tani në Kinë dhe Itali. Te fëmijët sëmundja manifestohet si një grip ashtu si te të rriturit.Ne jemi mësuar sepse fëmijët janë më të prekur nga virozat respiratore dhe mendohet se ky është një nga shkaqet që fëmijët preken më pak. Duke kaluar më shumë viroza respiratore kanë një imunitet jo specifik ndaj viruseve respiratorë më të shprehur sesa të rriturit. Pjesa më e madhe e kalojnë me një temperaturë jo shumë të lartë, jo shumë të gjatë, dhimbje fyti, gjendje të përgjithshme jo shumë të dëmtuar. Fëmija megjithëse ka temperaturë mund të luajë. Pak dhimbje fyti. Nuk ka këputjen e përgjithshme, dhimbjen muskulare.

Nëse ata shfaqin simpomat e virusit, mjekja ka këtë këshillë.

Kuli: U duhet dhënë paracetamol në temperaturat mbi 38. Nëse nuk ndihet mirë, fëmija është i grindur, mund ti jepet edhe në temperaturë më të ulët.

EMISIONET