Dy djem të vegjël kinezë u mbërthyen në një gropë septike, pasi përfunduan atje aksidentalisht.

Fëmijët 1 dhe 8 vjeç, ranë më shumë se 9 metra nën tokë dhe gropa ishte vetëm 20 cm në krye.

Brigada e zjarrfikësve dërgoi një nga zjarrfikësit e saj më të dobët përmes hendekut të vogël pa ndonjë pajisje mbrojtëse për të liruar fëmijët.

Videoja e lëshuar nga Xinhua, tregon operacionin dramatik të shpëtimit, i cili në fund liroi me sukses fëmijët 1 dhe 8 vjeç.

Të dy fëmijët janë në gjendje të qëndrueshme tani.

Djali njëvjeçar ra në gropën septike natën e 14 qershorit, thanë banorët në Ningxia Hui, një rajon autonom kinez.

Gropa septike kishte një hapje të vogël me përmasa prej 20 cm dhe 40 cm.

/Ora News.tv/