Felipe Anderson tek Manchester United? Mesfushori tregon të vërtetën

Felipe Anderson tek Manchester United? Mesfushori tregon të

E ardhmja e mesfushorit të Lacio-s, Felipe Anderson nuk ka qënë asnjëherë e lidhur me klubin anglez të Manchester United.

Është vetë futbollisti brazilian që "shuan" këto lajme që në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kthimit përballë Dinamo Kieë.

"Vetëm shtypi foli për këtë. Nuk kishte asgjë konkrete. Askush nuk erdhi drejtpërdrejt për të më thënë asgjë. Jam 100 përqind i  përqendruar me skuadrën e Lacio-s dhe unë dua të bëj çmos për të ndihmuar ekipin tim."- tha mesfushori brazilian.

Sa i përket takimit me ukrainasit ai tha:

"Nëse ata kanë arritur në këtë fazë të Ligës së Evropës atëherë ata duhet të respektohen, ashtu siç duhet të respektohen të gjitha ekipet në garë. 

"Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ne e dimë se do të jenë shumë nervozë. Ekipi që bën më pak gabime do të kalojë dhe shpresoj se është Lazio!"-përfundoj Anderson.



EMISIONET