Federata Italiane cakton datën e finales së Kupës, hyrje "falas" për tifozët e veçantë

Federata Italiane cakton datën e finales së Kupës, hyrje

Finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit do të luhet më 9 maj, ndërsa Federata Italiane ka caktuar dhe çmimin e biletave.

Sot Lega Calcio ka konfirmuar zyrtarisht se finalja do të luhet në "Stadio Olimpico" në orën 21:00 ndërsa për të parë nga afër takimin duhet të paguajsh nga 35 deri 130 euro, ndërkohë që për invalidët e luftës, hyrja do të jetë falas. 

Dy finalet e vitit 2015 dhe 2017 u desh të rishikoheshin pasi Juventus luante në Champions League kështu që finalja e këtij viti do të luhet në mesjavë.

EMISIONET