Fatma: Jam thumbuese e lindur; Aulona: Kam qenë dhe do mbetem qullse

Fatma: Jam thumbuese e lindur; Aulona: Kam qenë dhe do mbetem qullse

Aulona dhe Fatma janë dyshja e njohur e ekranit shqiptar që prej disa vitesh shfaqen kudo së bashku. Ato kanë më shumë se 10 vite që njihen por janë afruar më tepër nga emisioni thumbues. Në një intervistë për emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ato kanë treguar përse bënë këtë zgjedhje.

Të dyja mund të ishin në një emision politik, por zgjodhën fushën e shoëbizit dhe të artistëve për të thumbuar më tepër.

Fatma Haxhialiu: Unë kështu kam lindur. E kam të trashëguar nga ime më, ajo është e tmerrshme, bleta e shtëpisë. Ka qenë kështu tipi, ironike me sarkazëm, me shumë humor. Që kur ishte në shkollë, bënte humor me profesorët, me shoqet, më pas me kunatat, me familjarët e mi. Ishte gjithmonë njeriu që thumbonte në tavolinë.

Aulona Musta: Edhe unë kështu e kam mamin por vetë jam surprizuar rrugës sepse nuk kam qenë kështu, kam qenë qullse palluqe. Deri diku vazhdoj të jem se dua që botën ta shoh pozitivisht.

Pavarësisht diferencës, moderatoret kanë treguar se fakti që janë kaq të ndryshme I bën që të punojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe gjithçka të funksionojë shumë mirë.

EMISIONET