Farmacisti tregon pasionin e çmendur për motorin

Farmacisti tregon pasionin e çmendur për motorin

Erjon Jakupi është një farmacist në profesion, por ka një pasion tepër të veçantë. I ftuar në emisionin "Diagnozë" nga Freskida Miloti, ai ka folur për dashurinë e tij ndaj motorit pasi e ndihmon të shijojë ajrin.

Jakupi: "Stili i motorit që kam unë është një Harley Davidson që nuk shquhet për motorat e shpejtë. Të jep pavarësinë, autonominë, por mbi të gjitha të bën që të jetosh ajrin, lirinë. Në momentin që jam në motor, nuk përdor telefonin dhe shijoj këtë tingullin, natyrën dhe shijoj këto gjërat e bukura që na ka falur zoti, pa u futur deri te kimia. Me motor kam që në gjimnaz në fakt. Nuk i ndahem asnjëherë. Edhe djemtë e mi, i madhi nuk e ka shumë qejf, ky i vogli që është 2 vjec e gjysmë, e di që do ma vjedhë dikur."

Ndër të tjera, ai foli për dëshirën që ka për të ndryshuar mënyrën e farmaceutikës dhe shitjes së barnave.

Erjoni po lufton që pacientët të shkojnë me fletë të printuar për të marrë ilacet, që të shmangen keqkuptimet e farmacistëve me shkrimin e mjekëve.

EMISIONET