Partizani ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Lum Rexhepi.

26 vjecari i kombëtares kosovare ka firmosur për gjashtë muaj me klubin e kuq me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Rexhepi debutoi sot me fanellën e Partizanit duke luajtur ne 45 minutat e dyta në miqësoren kundër Dinamos së Zagrebit.

Paraqitja ndaj kroatëve duket se ka bindur drejtuesit e Partizanit për ta afruar në skuadër Rexhepin, i cili në të kaluarën është aktivizuar kryesisht në Finlandë, me skuadra si Honka e HJLK.

Ndërkohë që te të kuqtë vjen pas eksperiencën në holandë me Go Ahead Eagles, me të cilën nuk u aktivizua për asnjë takim.

/Ora News.tv/