Fansat e bënë të vdekur, më në fund reagon Era Istrefi

Prej disa ditësh fansat e këngëtares Era Istrefi kanë komentuar në fotot e saj duke shprehur ngushëllimet e tyre “U Prehsh në paqe”. Ata zgjodhën këtë mënyrë për t’i tërhequr vëmendjen këngëtares.

Kjo për shkak se Era nuk ka qënë më aktive nëpër rrjetet sociale që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Për këtë arsye ajo u detyrua të postonte një foto në “Instatory” duke i përshëndetur të gjithë fansat e saj dhe për t’i njoftuar se është shumë mirë.

"Jam mirë dashuri, shpresoj të jeni mirë gjithashtu", shkruan Era.

EMISIONET