Familja Metaj që prej të martës flenë në makinë: Shteti të na shohë

Familja Metaj që prej të martës flenë në makinë:

Që prej tërmetit të 26 nëntorit shumë familje kanë mbetur në qiell të hapur pasi shtëpitë e tyre janë të pabanueshme. Të pafuqishëm përballë kësaj tregjedie dhe të ndodhur në udhëkryq familja e Sajmir Metaj që prej të martës jeton në furgonin që u mbeti.

 “Çunave i ra muri, ne na ra muri sipër. Tani kemi pesë ditë që rrimë në fugon poshtë pallatit. Ne nuk dimë se çfarë të bëjmë. Kam çuni 22 vjeç, tjetrin 18, janë të traumatizuar. Të dy çunat rrinë në sediljet para, unë më burrin dhe vjehrrën rrimë këtu prapa, ndërrohemi herë pas here. Blejmë ndonjë gjë edhe e hamë këtu në fugon, nuk dimë ku të shkojmë. Rra shiu atë natë dhe shkuam tek vëllai në Golem. Por për nate nuk shkohet tek tjetri. Unë jam vet ii pestë. Kemi 25 vjetë që punojmë për këtë shtëpi”, shprehet e zonja e shtëpisë Valbona Mataj.

Ajo tregon se nuk ka mbetur asgje tjetër veçse t’i bëj apel shtetit që ta ndihmojnë pasi kursimet e një jete u prishën brenda pak sekondash.

“Shteti, kush tjetër mund të vejë dorë për neve, të vijë të na ndihmojë”.

Tërmeti i së martës i cili la 51 të vdekur ka lënë shumë banorë në qiell të hapur deri në një zgjidhje.

EMISIONET