Facebook-u fshin mijëra llogari, edhe në Kosovë e Maqedoni

Facebook-u fshin mijëra llogari, edhe në Kosovë e Maqedoni


Facebook thotë se ka fshirë rreth 2632 faqe, grupe dhe llogari të rreme me bazë në Iran, Rusi, Maqedoni dhe Kosovë.

Llogaritë janë fshirë në facebook por dhe në Instagram për “sjellje të koordinuar joautentike”.

Sipas Facebook 513 prej llogarive kishin lidhje me Iranin  ndërsa 1907 me Rusinë.

Në Kosovë dhe në Maqedoni janë hequr 212 llogari të fshira.

Llogari të tilla vepronin në vende të shumta dhe pretendonin të ishin njerëz lokalë, grupe mediatike dhe organizata politike. Tregimet kishin lidhje me ngjarjet aktuale, kryesisht me burime nga mediat shtetërore iraniane dhe përqendroheshin në tensionet politike.

Facebook ka botuar rezultatet e spastrimeve të tilla në muajt e fundit dhe ka rritur aktivitetet për të demonstruar angazhimin në parandalimin e ndërhyrjeve të tilla në ngjarje si zgjedhjet.

EMISIONET