Facebook sfidon fuqishëm Youtube

Facebook sfidon fuqishëm Youtube

Kompania Facebook ka vendosur të sfidojë fuqishëm kanalin Youtube për të marrë sërish përdoruesit që humbi nga skandali i publikimit së të dhënave.

Sot, rrjeti gjigant ka sjellë opsionin e ri “Watch video-streaming” në të gjithë botën.

Përdoruesit do të mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë shfaqjesh, qoftë nga markat më të njohura, ashtu edhe nga debutues, e kanë gjithashtu mundësinë të shohin klipe të cilat i kanë ruajtur nga ndërfaqja e lajmeve “News Feeds”.

Firma planifikon gjithashtu t’u lejojë të gjithë krijuesve të shfaqin edhe publicitete, për sa kohë që përmbushin disa kushte të caktuara. Deri më tani, vetëm disa publikuesve u është dhënë kjo mundësi.

Ndarja e të ardhurave do të jetë 55% për krijuesit dhe 45% për Facebook. Pritet që të bëhen sërish ndryshime për të kuptuar se si funksionon në të vërtetë ky opsion në platformë.

EMISIONET