Facebook po na shkatërron

Facebook po na shkatërron

Ish-menaxheri i facebook, Chamath Palihapitiya, deklaron se facebook dhe rrjetet e tjera sociale po shkatërrojnë shoqërinë.

Sipas tij sistemi i ndërveprimit online me “pëlqime dhe zemra”, po shkatërron mënyrën sesi po funksionon shoqëria.

Nuk ka më diskutime qytetare, por disinformim. Nuk është vetëm një problem amerikan, por është një problem botëror”- shprehet Palihapitiya, shkruan ansa.it

Deklarata e tij vjen pas fjalëve të Sean Parker, ish-president i parë i facebook-ut, ku theksonte se rrjetet sociale kishin krijuar një varësi tek njerëzit.

Ndërsa sipas Roger McNamee, një ndër investitorët e parë të facebook-ut, rrjetet sociale po ndryshojnë mendjen e njerëzve me shumë informacione të pasakta.

EMISIONET