Facebook pezullon faqen e Presidentit të Izraelit për shkak të gjuhës së urrejtjes

Facebook pezullon faqen e Presidentit të Izraelit për shkak të

Shkelja e politikës së Facebook sa i përket gjuhës së urrejtjes ka çuar në bllokimin e faqes zyrtare të kryeministrit të izraelit, Benjamin Netanjahu.

Facebook-u njoftoi të enjten se rrjeti social e ka pezulluar faqen për 24 orë.

Duke e bërë “kurban” të gjuhës së urrejtjes, Facebook nëpërmjet faqes së kryeministrit izraelit i bën thirrje votuesve të parandalojnë krijimin e një qeverie të përbërë sikurse thuhej në postim: ''nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”.

Ishte pikërisht ky postimi që shkaktoi zemërimin e politikanëve të opozitës.

Ndërsa në një intervistë për radion izraelite “Kan Reshet Bet”, sikurse raporton VOA, Netanjahu tha se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr.

Kryeministri izraelit Netanjahu po lufton për mbijetesën e tij politike në pritje të zgjedhjeve që mbahen javën e ardhshme. Ai po ushqen votuesit nacionalistë me gjuhë të fortë dhe premtime të një linje të ashpër.

EMISIONET